Në Voskopojë po zhvillohet projekti “Së bashku zhvillojmë traditën Voskopojare me Zejtari MENA”.
Ky projekt i cili mbështetet nga Ministria e Kulturës, ka në fokus mësimin e profesionit dhe përcjelljen e traditës artizanale së punimeve të veglës, qëndisjes dhe shtizave tek të rejat Voskopojare.

Zejtaria e hapur ndodhet në Qendër të Voskopojës, për të përcjellë traditën tek të rejat e kësaj zone, por dhe për çdo turist i cili dëshiron të mësojë punimet me vegël, qëndisjen dhe punën me shtiza, raporton atsh.

Irini Tepshi zhvillon kurset në Voskopojë. Ajo vetë është vajzë e rritur në një familje me tradita Voskopojare, si ajo e Jorgjia Zguri nga e cila ka mësuar punimet e dorës dhe traditën e dekorimit të shtëpisë Voskopojare me qilimat, mbulesat, rrugicat dhe veshjet e punuara./Katror.info