WhatsApp lansoi funksionin e tij “Message Yourself” për përdoruesit në mbarë botën.
Aplikacioni tani do t’ju lejojë t’i dërgoni tekst vetes, për të ruajtur mesazhet dhe dokumentet, duke ju mundësuar ta përdorni sa më lehtë.
Funksioni “Message Yourself” do të jetë i ngjashëm me dërgimin e një teksti te një përdorues tjetër, përveç që mesazhi do të mbetet në një bisedë të veçantë në telefonin tuaj.
Pasi të dalë funksioni, përdoruesit do të shohin një bisedë të veçantë me emrin e tyre të ndjekur nga (You).
WhatsApp thotë se veçoria do të arrijë shumicën e përdoruesve të Android dhe iOS në javët e ardhshme, sipas raportit. Përdoruesit duhet të shkarkojnë versionin më të fundit të aplikacionit në Android dhe iOS për të përdorur veçorinë.