Një koncert madhështor, i denjë për një yll me famë botërore, ishte ai që dhuroi mbrëmë në Tiranë Dua Lipa për 110-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
Jo vetëm kaq, por koncerti falas i Dua Lipës, me të cilin përmbylli turin e saj botëror “Future Nostalgia”, është tashmë koncerti me më tepër pjesëmarrës i një artisteje femër solo në histori, me rreth 200 mijë spektatorëve. Lipa ka arritur të thyej rekordin e Tina Turner në vitin 1988 (180,000 spektatorë).
Koncerti nisi më këngëtaren Elvana Gjata e cila ndezi atmosferën me këngën Kuq e Zi, dhe më pas doli në skenë Dua Lipa me këngën “Physical”.
Dua këndoi hitet e saj më të famshme të kombinuara me koreografi që përcillnin energjinë të pashterueshme ndaj publikut, i cili këndonte së bashku me të në çdo moment.
Koncerti i Dua Lipës në Tiranë bëri jehonë edhe në mediat britanike që shkruanin për performancën e saj dhe për përmbylljen e tuneut ‘Future Nostalgia’ me pjesëmarrjen e 200 mije personave. Po ashtu nuk u la pa përmendur edhe marrja e pasaportës shqiptare të Duas, gjatë qëndrimit të saj në Tiranë.
Dua e mbylli koncertin e mbështjellë me flamurin Kuq e zi dhe premtoi se do të rikthehej sërish ndërsa qielli skuqej nga fishekzjarrët që shënuan mbylljen e një nate të paharrueshme.