WhatsApp ka prezantuar një aplikacion të ri për Apple Watch që do të lejojë përdoruesit të lexojnë dhe shkruajnë mesazhe direkt nga ora, pa pasur nevojë të përdorin iPhone-in.
Ky version i ri zëvendëson aplikacionin e mëparshëm, i cili ofronte vetëm njoftime bazike.
Një nga përmirësimet kryesore është mundësia për të lexuar mesazhe të gjata në tërësi, duke eliminuar kufizimin e mëparshëm që shfaqte vetëm dy rreshta në ekran.
Kjo siguron kontekst të plotë të bisedave, qoftë gjatë ushtrimeve, qoftë në aktivitetet e përditshme.
Përveç kësaj, aplikacioni i ri ofron një sistem të përmirësuar për foto dhe sticker-a, të cilat shfaqen në ekranin e Apple Watch pa humbje të cilësisë.

Për më tepër, përdoruesit mund të dërgojnë mesazhe zanore direkt nga mikrofon i orës.
Aplikacioni gjithashtu ofron njoftime të qarta për thirrjet hyrëse, duke treguar se kush po telefonon, megjithëse përgjigja nga ora nuk është e mundur për momentin.
Meta konfirmon se privatësia e mesazheve dhe thirrjeve mbetet e mbrojtur me kriptim end-to-end.

WhatsApp për Apple Watch do të jetë i qasshëm për të gjitha modelet nga Series 4 e lart, që përdorin watchOS 10 ose version më të ri të sistemit operativ.
Ky zhvillim tregon përpjekjet e WhatsApp për të zgjeruar funksionalitetin dhe komoditetin e përdoruesve në pajisje të vogla si Apple Watch. /AP/Katror.info
















