Mesfushori i Arsenalit me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka është në garë me yjet e futbollit anglez si: Haaland, De Bruyne e shumë të tjerë për ta fituar çmimin e lojtarit të muajit në Premier League.
Granit Xhaka është duke kaluar një periudhë të shkëlqyeshme me Arsenalin. Futbollisti kosovar bëri paraqitje të shkëlqyeshme gjatë muajit tetor, ndërsa shënoi gol në ndeshjen me Tottrenhamin në derbin londinez.
Ai më pas shënoi edhe kundër Southamptonit, për ta vazhduar formën solide.
Xhaka që u shpall lojtari i muajit i muajit shtator për Arsenalin dhe vazhdoi me paraqitjet e tij spektakolare edhe gjatë muajit tetor.
Në garë për çmimin e muajit në Premier League janë: Miguel Almiron, Bruno Guimaraes Kieran Trippier, Erling Haaland, Kevin de Bruyne, Kepa Arrizabalaga dhe Leandro Trossard të Brighton & Hove Albion.
Arsenali kryeson tabelën e Premier League, teksa ndiqet pas nga Manchester City./Katror.info