Dyshja e njohur e skenës shqiptare, Bardhi dhe Xhensila Myrtezaj kanë bashkuar forcat për projektin e tyre më të ri.
”Mashtruse” titullohet kënga që Bardhi dhe Xhensila e publikuan edhe me videoklip, shkruan rtv21.tv
Viti ka qenë shumë i suksesshëm për artistin e njohur, Bardhi. Ndërkaq Xhensila këtë vit bashkë me bashkëshortin e saj pritën fëmijen e tyre të dytë.
Kujtojmë se Bardhi ka qenë mjaft i pranishëm në skenën muzikore me bashkëpunime, ku para disa javësh solli bashkëpunimin me Melindën, të titulluar ‘Mos ma prish’./Katror.info