Xhudo ka triumfuar sërish duke rrëmbyer çmimin e sportistëve të vitit dhe trajnerit të vitit në ceremoninë “Laureatët e Vitit 2023” të organizuar nga Komiteti Olimpik të Kosovës.
Trajnerit tëi xhudos, Driton Kuka i është ndarë çmimi “Trajneri i vitit” për arritjet për vitin 2023, ku drejtoi xhudistët drejt medaljeve në çdo garë të mbajtur. Ai në fjalën e tij theksoi se pret medalje olimpike nga Parisi.
“Jemi në vit olimpik, dashtë zoti sivjet punë do të bëjmë shumë, na duhet fati, që edhe nga Parisi të kthehemi me medalje olimpike”, u shpreh Kuka.
Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar për herë të katërt çmimin e sportistes më të mirë të vitit në Kosovë.
Çmimi është ndarë nga Komiteti Olimpik i Kosovës në ceremoninë e “Laureatët e Vitit 2023”.
Ndërsa çmimin e sportistit më të mirë e fitoi Akil Gjakova, për sukseset në vitin që lamë pasë.
Teksa Driton Kuka e mori çmimin e trajnerit të vitit, pasi udhëhoqi xhudistët drejt medaljeve.
Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka fituar për herë të katërt çmimin e sportistit më të mirë të vitit në Kosovë.
Përkundër lëndimeve gjatë vitit 2022, Gjakova u rikthye furishëm në vitin që po lëmë.
“Unë me trajnerin tim dhe me shoqet e klubit me shumë përkushtim kemi me u mundu me pru në piedestal më të lartë në Lojërat Olimpike”./Katror.info