Ylli i Real Madridit, Federico Valverde, i dhuroi tifozëve një top, pasi pas gjuajtjes së tij në ndeshjen që u zhvillua dje, topi përfundoi në ballkonin e një ndërtese afër stadiumit të Rayo Valecanos.
Mesfushori ka shënuar disa gola spektakolar këtë sezon dhe u përpoq të shtojë një tjetër gol të mrekullueshëm nëparaqitjen e tij në Estadio de Vallecas.
Pas një goditje nga këndi për Realin, Valverde tentoi të qëlloi portën, por goditja e tij ishte nuk ishte e tillë sic e kishte parashikuar.
Topi shkoi lartë mbi portë dhe duke qenë se në atë pjesë të stadiumit të rajos nuk ka tribunë, por vetëm një bllok banesash, topi përfundoi në ballkonin e njerës prej tyre, duke nxitur brohoritje dhe të qeshura në radhët e tifozëve vendas.
Tre banorë që po përcillnin ndeshjen nga ballkoni u befasuan dhe njëri prej tyre mund të shihet duke e mbajtur topin.
Ata nuk e kthyen topin në fushë, me gjasë kanë vendosur ta mbajnë topin si kujtim.
Përndryshe, Reali në ndeshjen kundër Rayos pësoi humbjen e parë në këtë stinor të La Ligas spanjolle, pasi që u mposht me rezultat 3-2./Katror.info