Galatasaray është i gatshëm të shpenzojë 5.5 milionë euro për ta kthyer huazimin e Milot Rashicës nga Norwich City në një marrëveshje të përhershme.
Gazetari Nezvat Dindar, i cili punon në gazetën turke Milliyet, thotë se Galatasaray po punon për një marrëveshje, pas një sërë paraqitjesh të shkëlqyera nga kosovari në javët e fundit, shkruan Pink Un.
Rashica, i cili iu bashkua Norwich Cityt për rreth 8.8 milion £ nga Werder Bremen në vitin 2021, pati një fillim të vështirë në Galatasaray, përpara se të shënonte dy herë në fitoren 7-0 kundër skuadres Kastamonu, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Turqisë.
26-vjeçari më pas la përshtypje dhe pati një paraqitje të mrekullueshme në fitorën Galatasarayit në ndeshjen derbi kundër Beshiktashit, me rezultat 2-1./Katror.info