YouTube konfirmoi se po teston një rregull të ri për bllokuesit e reklamave.
Një zyrtar i kompanisë tha se YouTube “po zhvillon një eksperiment të vogël” globalisht, duke u kërkuar njerëzve të çaktivizojnë bllokimin e reklamave kur shikojnë video në faqen e internetit.
Në “disa raste ekstreme” ku njerëzit injorojnë mesazhin, ata marrin një ndalim të përkohshëm të riprodhimit.
Çaktivizimi i riprodhimit të videos do të zbatohet vetëm kur përdoruesi injoron në mënyrë të përsëritur kërkesën.
YouTube na kujton se zbulimi i bllokuesve të reklamave nuk është diçka e re dhe politika e platformës është rreptësisht kundër përdorimit të bllokuesve të reklamave.
Megjithatë, kjo është hera e parë që kompania po fillon të zbatojë këto rregulla.
Sigurisht, disa përdorues mund të raportohen në mënyrë të rreme për përdorimin e një bllokuesi reklamash dhe ka një lidhje në mesazh për reagimet e përdoruesve për ato raste të rralla./Katror.info