Në Zagori të Gjirokastrës janë bërë zbulime të rëndësishme arkeologjike, gjatë punimeve për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrugës Çajup–Zagorie.
Pranë fshatit Sheper janë identifikuar dy site me vlera të veçanta arkeologjike. Sipas vlerësimeve paraprake të specialistëve të DSHA dhe DRTK Gjirokaster, bëhet fjalë për gjurmët e një tempulli antik të shek. III–II p.e.s., si dhe struktura banimi të së njëjtës periudhë.
Aktualisht po përgatitet projekti për kryerjen e gërmimit të shpëtimit, i cili planifikohet të zhvillohet gjatë muajit maj, pas miratimit nga KKTKM./RTK/Katror.info