Cristiano Roanldo shumë shpejt pritet të bëhet me klub të ri.
Mediat spanjolle janë të bindura se portugezi do të jetë futbollistë i ri i klubit Al Nassr nga Arabia Suadite.
Gazeta ”AS”, raporton se çdo gjë është e kryer pasi kishte një takim mes agjenteve të CR7 dhe klubit arab.
Sipas gazetës Ronaldo do të përfitoj rreth 200 milionë euro në sezon dhe do ta vesh fanellën me numrin 7.

”Marca” shkruan se portugezi do të nënshkruaj kontratën me klubin e Al Nassr në ditët e ardhshme.
Aty thuhet de Ronaldo do të nënshkruaj kontratë 7 vjeçare dhe përveq klubit do të angazhohet edhe me kombëtaren e Arabisë.
CR7 do të luaj dy vite e gjysmë si futbollist te Al Nassr dhe deri në vitin 2030, do të jetë ambasador i Arabisë Saudite për organizimin e Kupës së Botës.