Xiaomi po largon pengesat ligjore përpara lançimit të serisë së re 14 dhe seria Pro sapo ka marrë certifikimin 3C.
Sipas specifikimeve, Xiaomi 14 Pro do të mbështesë karikimin me tela 120 W, ashtu si dy paraardhësit e tij.
Certifikimi 3C (Certifikimi i Detyrueshëm Kinez) do të thotë që telefoni ka kaluar testimin e detyrueshëm dhe ka bërë një hap tjetër drejt disponueshmërisë në treg.
Tashmë kemi mësuar se Xiaomi 14 vjen me karikim 90W, që është një përmirësim në krahasim me serinë 13, por mesa duket ka vendosur të shkojë një hap më tej për variantin Pro, raporton GSM Arena.
Seria Xiaomi 14 pritet të mbërrijë në nëntor, disa ditë pasi Qualcomm shpalli çipin e tij Snapdragon 8 Gen 3, që pritet të ndodhë më 24 tetor.
Kina më 11 nëntor do të organizojë një festë të madhe blerjesh, të quajtur Dita e Beqarëve dhe Xiaomi me siguri do të dëshirojë të jetë gati.
Flamurtari i kompanisë ka të ngjarë të zbulohet pikërisht kur blerësit vendas janë gati të shpenzojnë më shumë se zakonisht, por lëshimi ndërkombëtar mund të ndodhë më vonë pasi serisë së mëparshme iu deshën më shumë se 2 muaj për të kaluar nga tregu vendor në atë global./Katror.info