Amir Rrahmani do ta nënshkruajë shumë shpejt kontratën e re me Napolin. Futbollisti kosovar po shfaq formë solide me klubin italian, i cili po planifikon ta shpërblejë atë.
Sipas gazetarit sportiv italian Nicolo Schira, marrëveshja në mes të palëve është arritur dhe kapiteni kosovar do ta hedhë të zezën mbi të bardhë në ditët në vazhdim.
29 vjeçari pritet të nënshkruajë kontratë trevjeçare, deri më 2027, pasi kontrata aktuale do të skadojë në vitin 2024. Gjithsesi, lojtari do të përfitojë më shumë edhe në aspektin ekonomik.
Aktualisht, thuhet se Rrahmani paguhet 1,8 milion euro në vit, ndërsa me kontratën e re do t’i marrë 2,5 milionë euro neto në vit. /Katror.info