Gjeneva është qyteti më i shtrenjtë për të jetuar, sipas një të dhëne të re. Kompania e të dhënave “Numbeo” ka gjetur se qyteti zviceran ka koston e jetës më të lartën nga të gjitha.
Në vendin e dytë është po ashtu një tjetër qytet i Zvicrës, Cyrihu. New Yorku vjen i treti, raportoi SkyNews.
Për çudinë e shumëkujt, Londra nuk hyn as në listën prej 10 qyteteve të parë më të shtrenjta. Ajo është e 13-a, përcjell koha.
Kompania e të dhënave merr për bazë faktorë si kostoja e gjërave ushqimore, vaktet në restorante, kostot e qirasë, etj.
- Gjeneva
- Cyrih
- New York
- San Francisco
- Boston
- Reikjavik
- Washington
- Seattle
- Los Angeles
- Chicago/Katror.info