Interesimi i qytetarëve për realizimin e IVF-së është shumë i madh.
Kështu thotë drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj.

Ai për Front Online bëri të ditur se ende s’janë përcaktuar çmimet për këtë proces.
“Çmimi dhe mënyra e pagesës ende nuk janë të përcaktuara. Interesimi për realizimin e IVF është shumë i madh qysh tash kanë filluar thirrjet dhe interesimi nga qytetarët për procedurat e IVF-së”, tha Ndrejaj.
Ndrejaj thotë se kryerja e këtij shërbimi në Kosovë do ta kursejë buxhetin familjar të qytetarëve.
“Reparti i IVF-së është repart i shumë pritur për popullatën për shumë arsye, kursen buxhetin familjar për mijëra euro, është repart në sektorin publik me afër qytetarit pa pasur nevojë të shkojë në udhëtime jashtë vendit për trajtim”, u shpreh Ndrejaj.
Pjesa teknike e këtij reparti tashmë ka përfunduar, thotë drejtori i Gjinekologjisë.
“Infrastruktura e repartit ku do të kryhet IVF ka përfunduar. Stafi mjekësorë është trajnuar për këtë procedurë. Nga ministria parat janë ndarë për blerjen e aparaturës”, shtoi Ndrejaj./Katror.info