Futbollisti kosovar, Edon Zhegrova ka shënuar golin e fitores për ekipin e tij, Lille, në minutat e fundit të ndeshjes në përballje me Fenerbahçen e Jose Mourinhos.
Zhegrova shënoi në 90+1 për 2-1, për t’i dërguar me shpresë për në Turqi ku pritet të luhet ndeshja e ardhshme në kuadër të play-off’it të Ligës së Kampionëve, shkruan Insajderi.
Sulmuesi kosovar shënoi një gol të bukur jashtë 16-metërshit. Ai ka filluar sezonin e ri në formë fantastike, ku shënoi golin e parë në paraqitjen e parë për fanellën e Lille. /Katror.info
EDON ZHEGROVA WITH THE WINNER AGAINST FENERBAHÇE IN STOPPAGE TIME!! 🚀🇽🇰
pic.twitter.com/M1lbo0zFzz
— Kosovar Football 🇽🇰 (@kosovarfootball) August 6, 2024