Të dielën, më 9 nëntor, në Ferizaj do të zhvillohet java e dytë e Playoff-it në Ligën e Dytë të pingpongut, ku do të luhen xhirot 3, 4 dhe 5 të garës.
Pas dy javëve të para, ekipet TTC dhe Ponte Prizreni kryesojnë tabelën me nga dy fitore në po aq ndeshje, duke qenë pretendentët kryesorë për të ruajtur pozitat e para deri në fund të Playoff-it.
Ndërkohë, Istogu dhe Ulpiana, me nga një fitore dhe një humbje, do të kërkojnë të afrohen në garën për një nga dy vendet e para, ndërsa ekipet Maestro dhe Skenderaj, ende pa fitore, e kanë të vështirë të përfshihen në luftën për kreun.
Federata e Pingpongut të Kosovës ka bërë të ditur se ndeshjet e javës së dytë pritet të sjellin përballje të forta dhe vendimtare për ecurinë e mëtejshme të garës në Ligën e Dytë./Katror.info











