Bayer Leverkusen ka kompletuar nënshkrimin e mesfushorit Granit Xhaka nga Arsenali.
Xhaka bëri 37 paraqitje në Ligën Premier në sezonin 2022/23, ndërsa Arsenali përfundoi i dyti pas Manchester Cityt të Pep Guardiolës.
Xhaka, Announced. ✅📝⁰⁰Granit #Xhaka signs from @Arsenal on a deal until 2028 at the #BayArena ! ⁰⁰All the infos on our new signing are here → https://t.co/XFXbV85ozD#GrueziGranit #Bayer04 #Werkself pic.twitter.com/bn3993umjw— Bayer 04 Leverkusen (@bayer04_en) July 6, 2023
30-vjeçari, i cili luajti në Bundesligë për Borussia Mönchengladbach midis 2014 dhe 2016, ka nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare deri më 30 qershor 2028.
Xhaka ishte i rregullt në mesfushën e Arsenalit, duke bërë 297 paraqitje konkurruese gjatë një periudhe shtatëvjeçare me skuadrën e Londrës.
Xhaka, Announced. ✅#GrueziGranit #Bayer04 #Werkself pic.twitter.com/qjvSLo1Evv— Bayer 04 Leverkusen (@bayer04_en) July 6, 2023
Bayer Leverkusen ka paguar te Arsenali plot 25 milionë euro.
Ai i fitoi dy FA Cup, ndërsa suksese të mëdha kishte edhe te Basel.
Xhaka ka folur si lojtar i Bayer Leverkusen duke thënë se e njeh klubin dhe kampionat dhe beson që do të ketë suksese.
“E njoh kampionatin nga brenda dhe e kam parë kur isha në Londër. Bayer 04 është një klub me një histori mbresëlënëse dhe objektiva ambicioze. Mbi të gjitha, unë e shoh atë si një klub me një të ardhme të madhe. Unë jam duke pritur shumë për vitet e ardhshme”, ka thënë Xhaka për faqen zyrtare të klubit./Katror.info