Vikendin e kemi rezervu për pak rock t’mirëfillt.
Kanga “Hotel California” interpretohet në mënyra të ndryshme, mirëpo në dokumentarin e vitit 2013, “History of the Eagles”, Henley tha se kanga ka të bëjë me “një udhëtim nga pafajësia në përvojë … kjo është e tëra”.
- Kanga është shkruar nga Don Felder, Glenn Frey dhe Don Henley
- “Hotel California” është publiku më 22 shkurt të vitit 1977 dhe është pjesë e albumit me të njëjtin emër.
Normalisht, kanga preku majat e suksesit.
- Hotel California” fitoi çmimin Grammy të vitit 1977 për Rekordin e Vitit, por Eagles nuk u shfaqën për ta pranuar çmimin.
Krejt kjo sepse Don Henley nuk besonte në konkurse dhe bendi kishte punë për të bërë.
Fjalia “Era e ngrohtë e colitas”, shpesh interpretohet si zhargon seksual ose referencë për marihuanë. Kur e pyetëm Don Felder për termin, tha se: “Colitas është bimë që rritet në shkretëtirë që lulëzon gjatë natës dhe ka këtë lloj erë të mprehtë, pothuajse të frikshme.
“Hotel California” u incizua në tri seanca të ndryshme përpara se Eagles të arrinin versionin e dëshirueshëm.
Kur Eagles u bashkuan përsëri në vitin 1994, e regjistruan një version live-akustik të kësaj kange për një edicion të MTV që u përfshi në albumin e tyre Hell Freezes Over.
- Të shtatë anëtarët e kaluar dhe të tanishëm të Eagles performuan “Hotel California” në vitin 1998 kur u futën në Rock and Roll Hall of Fame.
Hoteli në coverin e albumit është Hotel Beverly Hills, i njohur si Pallati Pink. Shpesh i frekuentueshëm nga yjet e Hollywood-it.
- “Hotel California” arriti në pozitën numër një në Billboard Hot 100 dhe arriti në dhjetëshen e parë të disa listave ndërkombëtare.
Kanga gjithashtu u shfaq në episodin e parë të serialit televiziv American Horror Story.
Such a lovely story…Tektin anglisht e ke k’tu.
Stay Tuned/Katror.info