Sot zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës në futboll mes Ballkanit dhe Prishtinës.Kjo ndeshje zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Prishtina kërkon ta mbrojë titullin kampion, kurse Ballkani i Ilir Dajës dëshiron ta mbyll sezonin me dy tituj kampioni, pasi zyrtarisht doli fitues i elitës së futbollit kosovar në fitoren ndaj Llapit vikendin e kaluar.
Ndeshja mes Ballkanit dhe Prishtinës fillon nga ora 15:00, kurse në tribuna pritet të ketë numër të madh tifozësh nga të dyja skuadrat.
Në rast se fiton Prishtina, atëherë siguron një vend në garat e UEFA-s, por në rast se fiton Ballkani, Malisheva është ajo që do marrë një vend në garat e Evropës./Katror.info