Të martën mbrëma (9 maj) në Liverpul është mbajtur gjysmëfinalja e parë e festivalit evropian të këngës – ‘Eurovision 2023’.
Në ‘Liverpool Arena’ kanë interpretuar përfaqësuesit e 15 shteteve, të cilët kanë konkurruar për njërin nga 10 vendet për finalen e të shtunës.
Shtetet e kualifikuara për në finalen e madhe:
- Kroacia | Let 3 – Mama SC!
- Republika Çeke | Vesna – My Sister’s Crown
- Zvicra| Remo Forrer – Watergun
- Serbia | Luke Black – Samo Mi Se Spava
- Suedia | Loreen – Tattoo
- Finlanda | Kaarija – Cha Cha Cha
- Portugalia | Mimicat – Ai Coracao
- Norvegjia | Alessandra – Queen of Kings
- Izraeli | Noa Kirel – Unicorn
- Moldavia | Pasha Parfeni – Soarele si Luna