Ne po provojmë vazhdimisht me t’njoftu me recetat ma t’mira e ma me shije që i dijmë e që besojmë munden me t’ndihmu me kriju shprehi t’mira t’t’ushqyerit. Andaj edhe shumë shpesh vijmë me receta prej ma t’ndryshmeve për smoothie, sikurse janë receta e smoothie-t me dardhë dhe xhenxhefil, apo ajo e smoothie-t me avokado e boronica.
Smoothie me dardhë dhe boronica asht receta që s’e ke ditë që t’duhet n’jetë e prej t’cilës ke me pasë problem me hjekë dorë po e provove. Shija e boronicave e dardhës kombinohen n’mënyrën ma t’mirë t’mundshme, n’mënyrë që ty me ta ba ma t’mirë e t’ambël secilin mëngjes e pauzë, brenda 2-3 minutave n’total.
PËRBËRËSIT (Servimi për 1)
1 banane
1 dardhë
1 gotë boronica
1 lugë gjelle tërshanë
1/2 gotë qumësht
PËRGATITJA:
Shto t’gjithë përbërësit n’blender e bluji për 2 minuta, deri sa t’krijohet nji masë e njitrajtshme e servo.
REZULTATI:
Servo n’gotë me pak boronica sipër e copëza dardhe apo tërrshane dhe pije menjiherë, ose vendose smoothie-n n’shishe xhami, fute n’frigorifer e pije gjatë ditëve t’ardhshme. Mjafton me e shkundë pak shishen para se me pi smoothie-n.
E meqë jemi te recetat me boronicë, këtu i ke edhe 5 receta super t’shijshme dhe t’shnetshme me boronica. Dije që secila prej rekomandimeve t’tona asht ma e mirë se tjetra, edhe secilën prej tyre ja vlenë me e provu. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria