A je ti ai lloj personi që ke mendu ndonjëherë se sa mirë do të ishte të zotëroje një ishull, në të cilin do mund ti bëje pushimet vetë apo me shoqëri dhe familje, pa pengesen e njerëzve të tjerë dhe zhurmave.
Këtë muaj, në botë ka qarkulluar një ofertë që nuk vjen rrotull çdo ditë. Një rezervat natyror ka dalë në shitje në parajsën tropikale indoneziane të Balisë, që përfshin një arkipelag me mbi 100 ishuj.
I quajtur ‘Rezervati Widi’, shitja mbulon 780,000 hektarë tokë dhe det. Ishujt 100 plus, të cilët kanë 25,000 hektarë pyje shiu, janë të pabanuar dhe ujërat përreth përfshijnë disa nga ekosistemet koralore të ruajtura më së miri në botë, si dhe specie të rrezikuara si peshkaqenët dhe balenat blu.
Rezervati Widi po shitet nga Sotheby’s në Nju Jork, i cili e ka caktuar zonën për zhvillim ‘eko-të-ndërgjegjshëm’. Një pronar i ri do të lejohet të zhvillojë së paku 50 prona në rezervë. Ja disa fotografi të Widit në gjendjen e tanishme të pazhvilluar.
Siç mund ta marrësh me mend, e gjithë kjo do të të kushtojë shumë para. Ndonse rangu i pritur i çmimeve nuk është njoftuar, Rezerva Widi është në ankand në Sotheby’s në Nju Jork nga 8-14 dhjetori dhe do t’ju duhet të ofroni 100,000$ si një depozitë vetëm për të ofruar.
Ligji indonezian ndalon shitjen e ishujve në vetvete, megjithatë interesat në kompanitë që mbajnë të drejtat e zhvillimit në ishuj privatë, ose një arkipelag i tërë në këtë rast, mund t’i shiten kujtdo. Pronari dhe një ekip ndërkombëtar do të qëndrojnë të përfshirë, derisa kushtet zbatohen./Katror.info