Gjenerata e parë e kursit të rreshter majorëve të FSK-së, ka mbajtur të premten ceremoninë e diplomimit.
Kështu, nga kjo gjeneratë janë 15 nënoficerë të cilët do vazhdojnë rrugëtimin tyre në trajnim, mentorimin, këshillimin dhe mësimin e gjeneratave të reja në të gjitha njësitë e FSK-së, raporton Katror.info.
“Shkolla e Nënoficerëve dhe instruktorët e FSK-së, realizuan me sukses kompletimin e edukimit më të lartë të nivelit të nënoficerëve”, është thënë në një njoftim nga faqja zyrtare e FSK-së në rrjetin social Facebook.
Më tutje në njofim thuhet se Forca e Sigurisë është ndërtuar dhe po edukohet mbi bazën e vlerave perëndimore dhe standardeve më të larta të Ushtrisë Amerikane./Katror.info