Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka njoftuar se kanë publikuar vendimin me përfituesit e thirrjes së dytë tekniko-shkencore Shqipëri-Kosovë të komitetit të përbashkët të të dyja shteteve.
Në këtë thirrje kanë aplikuar gjithsej 35 projekt propozime. Komiteti i përbashkët, në këtë fazë ka përzgjedhur 16 projekte përfituese. Secili projekt do të financohet në vlerë prej 10.000 mijë euro.
“160 mijë euro për projektet tekniko-shkencore Shqipëri-Kosovë. Kohëzgjatja e secilit projekt të financuar në kuadër të këtij programi, do të zgjasë për një periudhë maksimumi 2 vjeçare nga momenti i nënshkrimit për financimin e secilit projekt”, ka shkruar ministrja Nagavci
Tutje ajo ka theksuae se përkrahja institucionalw për shkencën nuk do të ndalet.
“Me shumë përkushtim sikurse deri tani, do të ndërmarrim veprime konkrete në mbështetje të punës kërkimore-shkencore”, ka thënë Nagavci.