Të gjithë përpiqemi të paraqesim vetën në mënyrën më të mirë të mundshme në rrjetet sociale dhe as të famshmit nuk ndryshojnë dhe nuk bëjnë përjashtim në këtë fushë.
Në fakt, ndonjëherë fotot që ata postojnë në faqet e tyre sociale nuk përputhen vërtet me ato të fotografëve profesionistë, të cilat ata i kanë shkrepur në të njejtën ditë, gjatë parakalimit të yjeve në tapetin e kuq.
Kjo thjesht dëshmon se rrjetet sociale dhe jeta reale janë 2 botëra të ndryshme që nuk duhen krahasuar me njëra-tjetrën.