E tërhequr nga fusha e teknologjisë informative, Jora Zeneli kaloi vite duke u vetedukuar në këtë lëmi. Shkollat ku ndoqi mësimet, thotë se nuk ofronin mësime të përditësuara, andaj kërkimet i bënte vetë në internet. Në një rrëfim për Radion Evropa e Lirë, 19-vjeçarja nga Prishtina tregon se si arriti ta përfaqësojë Kosovën në garën më të madhe botërore të inovacionit, se si i është përkushtuar edukimit të vajzave në këtë fushë dhe se cili është destinacioni i saj i radhës për zgjerimin e njohurive.
Jora Zeneli është bashkë themeluese e Clubit ‘’Çikat në Stem’’, si dhe krijuese e aplikacionit dhe produktit ‘’Nuhate’’.
Në intervsistën për Radio Evropa e Lirë, 19 vjeçarja shpjegon se prej kur kishte zbuluar talentin e saj për inovacion teknologjik.
‘’Qysh e vogel kam qenë kurioze edhe për ndonjë lodër që e kam pare në dyqan kam qenë kurioze me ditë përtej asaj që kuptohet vetëm me të pare, më shumë më ka bërë përshtypje këto lloj lodra sesa barbiet’’, thotë ajo.
Jora Zeneli me projektin që ka propozuar në garën dy-mujore të inovacionit “Red Bull Basement”, që u mbajt për herë të parë në vendin tone, arritën ta sigurojnë pjesëmarrjen e tyre në garën e madhe të Red Bull Basement në Stamboll, ku marrin pjesë dhjetra shtete.
Qëlimi i kësaj gare të inovacionit ka qenë prezantimi i ideve inovative që sjellin ndryshime pozitive në shoqër.
Nuhate vjen si produkt i dyfishtë – hardware dhe software – dhe ka madhësi të zinxhirit të çelësave me sensorë odor të integruar në të. Këta sensorë e kryejnë mbledhjen e të dhënave dhe pastaj e tregojnë cilësinë e ajrit, substancat toksike dhe aromat e ndryshme (si p.sh. erërat e parfumit) në zonën ku janë përdoruesit, shkruan Telegrafi.
Ideja për zhvillimin e këtij produkti siç duket është nxitur nga ndotja e madhe e ajrit në Kosovë, ku produkti “Nuhate” mund të ndihmojë pozitivisht në shoqëri duke e treguar saktë dhe shpejtë kualitetin e ajrit, dhe rrjedhimisht qytetarët ta dinë se cilat zona mund të frekuentohen.
Jora Zeneli, në muajin Gusht pritet që t’I filloj studimet në fushën e Inxhinierisë Bio – mjekësore, në një universitet të SHBA-së, dhe pasi të kryej studimet, ajo planifikon që të kontriboj në Kosovë. /Radio Evropa e Lirë
Përgatiti:
