“1984” ka fituar çmimin si shfaqja më e mirë në Skupi FEST.
Shfaqja ‘1984’ është një dramë bazuar nga romani distopik i autorit George Orwell, në regji të Igor Mendjisky.
Luajnë: Adrian Morina, Arta Selimi, Basri Lushtaku, Edona Reshitaj, Flaka Latifi, Shpejtim Kastrati, Xhejlane Godanci dhe Ylber Bardhi.
Kjo shfaqje qe dhënë premierë në Teatrin e Kosovës në shtator 2023, dhe ka qenë një prej projekteve më të mëdha te TKK-së për një kohë të gjatë.
“1984” e George Orwell flet për një shoqëri të kontrolluar nga një qeveri autoritare që mbikqyr dhe kontrollon çdo aspekt të jetës së qytetarëve. Megjithatë, në drejtimin e regjisorit Mendjisky, fokusi i shfaqjes ‘1984’ është mbi historinë e dashurisë së çiftit protagonist, Winston dhe Julia. Një histori që ballafaqohet me fatin e tmerrshëm të shoqërisë së tyre./Katror.info