Më 24 prill të vitit 2005, 20 vjet më parë, ishte publikuar videoja e parë në aplikacionin YouTube.
Videoja ishte publikuar nga Javed Karim, një nga themeluesit e platformës.
Videoja quhet “Unë në kopshtin zoologjik”.
Zgjat vetëm 19 sekonda dhe sigurisht që nuk ka rezolucion të lartë, efekte apo gjëra të ngjashme që janë të zakonshme sot. Pavarësisht kësaj, numëron më shumë se 356 milionë shikime.
“Ja ku jemi, përballë elefantëve. E mira e tyre është se ata kanë hundë të gjatë, gjë që është e bukur. Kjo është gjithçka që kam për të thënë”, thotë Karim në video.
Videoja ka edhe më shumë se 17 milionë pëlqime. Në të njëjtën kohë, është e vetmja përmbajtje që Karim ka publikuar në kanalin e tij, megjithëse ka më shumë se pesë milionë abonentë./Koha.net/Katror.info
Përgatiti:
