A ka ushqim më modest, por më universal se sanduiçi?
Nga Nju Orleansi te Tokio, nga Tunizia te Danimarka, çdo kulturë ka versionin e vet të bukës së mbushur – shpesh aq të thjeshtë, por gjithmonë gati për të shuar urinë në çdo moment. Udhëtimi nëpër sanduiçet e botës është, në njëfarë mënyre, një udhëtim përmes vetë botës, shkruan CNN, transmeton Katror.info.
Këtu janë 25 prej sanduiçeve më të mira ndërkombëtare:
- Bocadillo de jamón Ibérico – Spanjë

Ham i zakonshëm? Aspak. Ky sanduiç vjen me jamón Ibérico, proshutën më të çmuar spanjolle, në bukë krokante me vaj ulliri – minimaliste, por madhështore.
- Bánh mì – Vietnam

Trashëgimi e epokës koloniale franceze, por e rikonceptuar me shijen vietnameze: mish derri, perime turshi, majonezë, koriandër – një shpërthim freskie dhe shijeje në çdo kafshim.
- Torta ahogada – Meksikë

“Sanduiçi i mbytur” nga Guadalajara – bukë e mbushur me mish derri dhe e zhytur në salcë të kuqe pikante. Një rrëmujë e mrekullueshme.
- Tramezzino – Itali

Qytetet veriore italiane i kanë çuar në art këto trekëndësha të bardhë buke të mbushur bujarisht me ton, proshutë krokante, vezë apo perime.
- Shawarma – Lindja e Mesme

Mishi që rrotullohet në shpjete vertikale dhe serviret në pita, me salca dhe perime – një klasik global, me variante nga Athina deri në Berlin.
- Pambazo – Meksikë

Bukë e lyer në salcë guajillo, e mbushur me patate dhe chorizo. E thjeshtë, e ngopshme, e pandalshme.
- Muffaletta – New Orleans, SHBA

Imigrantët italianë sollën këtë bukë gjigante të rrumbullakët, të mbushur me sallam, proshutë, djathë dhe sallatë ullinjsh. Një ikonë e Nju Orlensit.
- Chivito – Uruguai

Stek i hollë, proshutë, bacon, mozzarella dhe një vezë e skuqur sipër. Emri s’ka të bëjë me “kec”, por shija është thjesht sulmuese.
- Pan bagnat – Francë

Versioni sanduiç i sallatës Niçoise: ton, vezë, perime të freskëta dhe vaj ulliri në bukë fshati.
- Smørrebrød – Danimarkë

Buka e zezë daneze e zbukuruar si pikturë: harengë, vezë, rozbif – elegante dhe e shijshme.
- Spatlo (Kota) – Afrikë e Jugut

Një çerek-buke e mbushur me patate të skuqura, sallam, djathë, vezë dhe salcë pikante. Bombë kalorike – e dashur në Johannesburg.
- Montreal smoked meat – Kanada

Brisket i tymosur me javë të tëra, i servirur në bukë të zezë me mustardë. Një krenari kanadeze.
- Po’boy – New Orleans, SHBA

Baguette e mbushur me gaforre, gaforre të skuqura ose mish viçi – e butë, e yndyrshme, e pavdekshme.
- Fricassé – Tunizi

Brumë i skuqur, me ton, patate, vezë dhe harissa. I vogël në pamje, i madh në shije.
- Cuban sandwich – Kubë / SHBA

Proshutë, mish derri, djathë zviceran, turshi dhe mustardë në bukë kubane të shtypur – i thjeshtë, i fortë, i shumëdebatuar.
- Cucumber sandwich – Mbretëria e Bashkuar

Elegancë britanike: bukë e bardhë pa kore, kastravec i holluar, gjalpë dhe pak koper. Perfekt për çaj të pasdites.
- Chip butty – Mbretëria e Bashkuar

E kundërta e elegancës: bukë e lyer me gjalpë dhe e mbushur me patate të skuqura. E thjeshtë. E rëndë. E lumtur.
- Katsu sando – Japoni

Koteletti i skuqur në panko dhe i futur në bukë shokupan. Minimalist, por i parezistueshëm. Ka edhe versione me pulë apo vezë.
- Reuben – SHBA

Corned beef, lakër turshi, djathë zviceran dhe salcë ruse në bukë thekre. Një klasik amerikan – i rrëmujshëm në mënyrën më të mirë.
- Croque monsieur/madame – Francë

Sanduiçi francez i pjekur me proshutë e djathë. Versioni “madame” vjen me një vezë sipër.
- Philly cheesesteak – SHBA

Mish i hollë viçi, djathë që shkrihet dhe qepë të karamelizuara. Nju Filadelfia në një kafshim.
- Broodje haring – Holandë

Bukë e mbushur me haring të ftohtë, qepë dhe turshi. E preferuara e tregjeve holandeze.
- Falafel pita – Lindja e Mesme

Fantazi vegjetariane: toptha falafeli, tahini, perime dhe pak pikante – një klasik i rrugëve të Bejrutit dhe Amanit.
- Choripán – Argjentinë

Suxhuk i pjekur, mustardë dhe chimichurri. Sanduiçi i gauchove, sot yll i futbollit dhe rrugëve të Buenos Airesit.
- Lobster roll – New England, SHBA

Mish gaforre i freskët me majonezë e limon në një bukë të ngrohtë. Verë, det dhe shije e pastër amerikane.
Burimi: CNN
Përktheu dhe përshtati: Katror.info

















