katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit
    19 hours ago
    Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027
    19 hours ago
    Kuvendi dështon për herë të 28 – përpjekja e radhës të hënën
    14 hours ago
    Ndihesh keq që po rri brenda në një ditë me diell? S’ka pse!
    3 days ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit
    11 hours ago
    Babë e bijë nga Kosova thyejnë rekord Guinness në ngjitjen e 7 majave më të larta
    19 hours ago
    Shqiptarja Aida Birinxhiku – deputetja që po udhëheq socialdemokracinë suedeze
    19 hours ago
    FSK me sukses të jashtëzakonshëm në garën shumëkombëshe “Dita e Unitetit” në Kroaci
    14 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    11 hours ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    11 hours ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    11 hours ago
    RLIOF zbarkon në Kosovë nga korriku
    4 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    2 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    2 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    2 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    3 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    3 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    4 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    4 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    3 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    5 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    5 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: 4 Çerekët – Historia e basketbollit kosovar, së shpejti në Katror Media
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të miraSporti n'Katror

4 Çerekët – Historia e basketbollit kosovar, së shpejti në Katror Media

Last updated: 15/04/2025 8:22 AM
114 Shikime
Shpërndaje
FOTO: KATROR MEDIA

Në një kohë kur historia e sportit shpesh mbetet jashtë vëmendjes së kujtesës kolektive, dokumentari “4 Çerekët” vjen si një rikthim emocionues tek rrënjët e basketbollit kosovar. 

– Nën drejtimin kreativ të autorit dhe producentit Leart Hoxha, prodhim i Katror Media dhe me kontributin e ish-basketbollistit dhe gazetarit sportiv Blerim Vuniqi, ky projekt që është mbeshtetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përpiqet jo vetëm të tregojë por edhe të ruajë për brezat e ardhshëm një rrëfim të dokumentuar për sportin e basketbollit në Kosovë – për sportistët, ngjarjet dhe momentet që e kanë formësuar atë.

Për autorin Leart Hoxha, ideja ka qenë e hershme, por realizimi ka marrë kohë. 

Contents
Në një kohë kur historia e sportit shpesh mbetet jashtë vëmendjes së kujtesës kolektive, dokumentari “4 Çerekët” vjen si një rikthim emocionues tek rrënjët e basketbollit kosovar. – Nën drejtimin kreativ të autorit dhe producentit Leart Hoxha, prodhim i Katror Media dhe me kontributin e ish-basketbollistit dhe gazetarit sportiv Blerim Vuniqi, ky projekt që është mbeshtetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përpiqet jo vetëm të tregojë por edhe të ruajë për brezat e ardhshëm një rrëfim të dokumentuar për sportin e basketbollit në Kosovë – për sportistët, ngjarjet dhe momentet që e kanë formësuar atë.Muhamet Jashanica, drejtor ekzekutiv i Katror Media dhe një emër me përvojë 25-vjeçare në fushën e medias dhe produksionit televiziv, rrëfen se ky dokumentar është kulmi i shumë bashkëpunimeve, përvojave dhe pasionesh.

“Pasi jam tërhequr nga funksionet në FBK, nuk e kam pasur ndërmend të shkëputem nga basketbolli plotësisht,” thotë ai. 

Leart Hoxha | Autor “4 Çerekët”

Kjo është një ide e moçme, për të cilën më herët ose nuk kam pasur kohë, ose nuk kam pasur njerëz, ose nuk ka pasur përkrahje”, thekson ai.

Kur ideja e Katror Media u përkrah nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporti dhe Katror e mori përsipër produksionin, Hoxha e pa momentin ideal për të filluar punën. Një nga vendimet kyçe ishte përzgjedhja e gazetarit dhe ish-basketbollistit Blerim Vuniqi si intervistues.

Mundesh me e lexu edhe…

Një xhel i veçantë mund të ndihmojë në shpëtimin e koraleve

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Blerimi për brezin e tanishëm njihet si gazetar, por ka qenë lojtar i përmasave historike tek ne dhe kontribues i madh edhe pas karrierës aktive. Ai ka pranuar pa asnjë hezitim ose dilemë dhe ka qenë profesional në qasje”, tregon ai.

  • Struktura me “4 çerekë”

Dokumentari është strukturuar në katër episode – një ndarje simbolike që ndjek formatin e një ndeshjeje basketbolli. 

“Ideja themelore e vijës dramaturgjike është që historiku i basketbollit në Kosovë të tregohet në 4 episode – simbolikisht e ndarë në ‘Katër Çerekë’,” shpjegon Hoxha.

Çereku i parë përfshin fillesat e sportit, merret me fillimet e basketbollit, që nga vitet e 40-ta deri tek ngritja e Buduqnostit të Pejës në vitet e ’60-ta.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Çereku i dytë fokusohet në dy klube kyçe Elektrokosova te meshkujt dhe Universiteti te femrat – që kanë përcaktuar drejtimin e zhvillimit sportiv në Kosovë.

Çereku i tretë përfshin periudhën më dinamike: pjesëmarrjen në ligat e ish-Jugosllavisë, mëvetësimin e sportit dhe sfidat gjatë okupimit e pasluftës.

Çereku i fundit tregon përpjekjet për ndërkombëtarizim, nga përfshirja në ligën Trocal dhe BIBL deri te anëtarësimi i FBK-së në FIBA në vitin 2015.

  • Sfidat dhe arkivi i munguar

Puna në këtë dokumentar nuk ka qenë pa sfida. Hoxha tregon se ka pasur dy pengesa kryesore.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Problemi i parë është ‘kompresimi’ i tregimeve të rreth 20 akterëve të ndryshëm, meqë secili nga ta ka karrierë më mbresëlënëse se tjetri. Problemi tjetër është mungesa e arkivit për periudhën para vitit 1999”, tha ai.

Për këtë, ekipi është detyruar të jetë kreativ. 

“Këtu jemi ‘arnuar’ , qysh kemi ditur e mundur, kurse për periudhën pas vitit 1999, kemi pasur mirëkuptim të madh nga RTV 21 dhe nga Besfort Hasani – Chibisi,” shton ai.

  • Një trashëgimi e re për sportin kosovar

“4 Çerekët” nuk është vetëm një rrëfim dokumentar. Është një përpjekje për të ngritur një bazë të re arkivore për të ardhmen. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ideja themelore është të kemi një projekt të vetëm që përmbledh dëshmitë e akterëve kryesorë të historikut të basketbollit të Kosovës,” thekson Hoxha. 

“Ky dokumentar i shërben në të ardhmen edhe FBK-së, edhe hulumtuesve të rinj, nëse duan të hulumtojnë në detaje”, shton ai.

Për vetë autorin, ky projekt ka edhe një dimension personal: “Unë thjesht kam qenë dëshmitar i shumë momenteve të rëndësishme dhe kam pasur njohuri për shumë të tjera. Duke e parë që askush më herët nuk është marrë seriozisht me një projekt të dokumentimit, ka qenë shans i mirë që ta bëjmë.”

  • Emocione të veçanta dhe një udhërrëfyes për brezat e rinj

Në dokumentarin “4 Çerekët”, një rol kyç e luan Blerim Vuniqi – gazetar sportiv, ish-basketbollist dhe një ndër figurat që përmes këtij projekti riktheu në dritë kujtimet e një epoke të tërë të sportit në Kosovë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pa dyshim që ishte emocionuese që përmes këtij dokumentari të riktheja kujtimet e kohëve kur kam luajtur basketboll, por edhe të kohës kur basketbolli kishte filluar të zhvillohej në Kosovë,” tha Vuniqi.

Blerim Vuniqi | Ish-Basketbollist dhe Gazetar Sportiv

Ai thekson rëndësinë e këtij dokumentari si një udhërrëfyes për të ardhmen e sportit në Kosovë, i cili nuk mbetet vetëm te e kaluara, por ofron edhe reflektim për rrugën që është ndjekur dhe për të ardhmen që mund të ndërtohet.

Dokumentari “4 Çerekët” kap të gjitha periudhat kohore të zhvillimit të basketbollit – që nga pas Luftës së Dytë Botërore, ku njëri prej të intervistuarve, Mithat Belegu, i takon asaj periudhe. Ky dokumentar më së miri do ta ilustrojë gjithë atë që ka ndodhur gjatë këtyre periudhave. Të katër çerekët (si në një ndeshje basketbolli) në njëfarë mënyre tregojnë dhe shpjegojnë se si ka qenë çdo etapë dhe si është zhvilluar basketbolli deri më tani,” tha ai.

Pas një pauze katërvjeçare si gazetar sportiv, Vuniqi e ndjeu këtë rikthim si një rilidhje me kolegët dhe kujtimet, por edhe si një mundësi për të zbuluar rrëfime të reja nga ata që kontribuuan në zhvillimin e basketbollit, përfshirë edhe ata që tashmë kanë kaluar të 80-at:

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Shumë gjëra që i kisha harruar m’i kujtuan të intervistuarit, nga momentet më të rëndësishme sportive, deri te ato më të vështirat të kohës së luftës. Ka qenë e veçantë t’i rikthej këto kujtime, por edhe të mësoj nga ata që kanë dhënë shumë për këtë sport”, theksoi ai.

Ai vlerëson punën e gjithë ekipit që qëndron pas dokumentarit, veçanërisht bashkëpunimin me Katror Media, dhe Leart Hoxhën, i cili sipas tij ka bërë një përgatitje të jashtëzakonshme për të sjellë një historik të saktë e të thelluar të basketbollit në përgjithësi.

Ai gjithashtu ka një mesazh, për brezat e rinj.

“Mesazhi kryesor që ky dokumentar do t’i japë brezave të rinj është që ta njohin historinë e këtij sporti”, tha ai duke shtuar se vetëm përmes arkivimit dhe dokumentimit të këtillë, brezat e rinj mund ta kuptojnë vlerën e trashëgimisë sportive dhe ta çojnë atë përpara.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Muhamet Jashanica, drejtor ekzekutiv i Katror Media dhe një emër me përvojë 25-vjeçare në fushën e medias dhe produksionit televiziv, rrëfen se ky dokumentar është kulmi i shumë bashkëpunimeve, përvojave dhe pasionesh.

“Për realizimin e katër dokumentarëve të titulluar “4 cerekët” me autor dhe producent Leart Hoxhën ka qenë edhe ma e lehtë marrë parasysh bashkëpunimet tona të mëparshme në realizimin e dokumentarëve, njohuritë e shumta që Learti ka për basketbollin, po ashtu edhe raporti që kam edhe me basketbollistin legjendar dhe gazetarin e komentatorin e basketbollit Blerim Vuniqi për kohë të gjatë”, thotë Jashanica.

Muhamet Jashanica | CEO – Katror Media

Ndër sfidat kryesore, Jashanica përmend qasjen te burimet njerëzore më autentike, vetë protagonistët e historisë.

  • Premiera e çerekut të parë më 25 prill

Donim të merrnim informatat nga dora e parë, pra dokumentim prej vetë protagonistëve, legjendave të dikurshme të basketbollit, më vonë edhe të ekranit. E kemi parasysh që tash emra të mëdhenj janë në një moshë të shtyer dhe jemi mundu që duke ua bërë sa më të lehtë gjithë procesin e punës, të mbërrijme tek ato kujtimet, momentet epike, momentet që kanë lënë gjurmë në historinë e basketbollit të Kosovës”, shpjegon ai.

Në aspektin teknik, Katror Media ka aplikuar standarde të larta të cilësisë, me pajisje që janë të aprovuara edhe nga Netflix, si dhe ndriçim artistik që reflekton seriozitetin e rrëfimit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Dëshirë e imja ka qenë që gjitha intervistat /rrëfimet e protagonistëve të xhirohen, natën pa dritën natyrale, por duke e parë së është e pamundur për arsye logjistike, kemi vendosë që të punojmë me ndriçim më shumë dhe në një harmoni perfekte të dritës natyrale dhe ndriçimit tonë profesional, kemi arritur të nxjerrim maksimumin në lojën me dritën për figurë më artistike ashtu si ky dokumentar duhet të shfaqet, ashtu sikur e meriton historia jonë e basketbollit.”

“Tash jemi në procesin e përfundimit të montazhit dhe post-produksionit ku një punë e madhe po bëhet nga Blerimi, Learti, unë, Driloni, Muhamedi e Korabi  pjesë e #katrorteam e ku po synohet që mos të na ikë asnjë detaj që lidhet me historinë por edhe të prezantohet sa ma mirë aspekti vizual. Ne do të jem gati ta shfaqim për komunitetin e basketbollit, sportistëve por edhe audiencës tonë premieren zyrtare të episodit të parë më 25 prill,” u shpreh ai.

Një pjesë thelbësore e suksesit të projektit ka qenë mbështetja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e cila sipas Jashanicës e trajtoi projektin me seriozitet dhe profesionalizëm që në aplikimin fillestar.

Tash historia jonë e basketbollit vjen dhe do të shfaqet online, por edhe në televizion e i gjithë materiali bruto pra dokumentimi nga dora e parë nga vetë protaginistët e historisë do t’i mbetet në arkivë edhe të Ministrisë por edhe Federatës së Basketbollit, pra institucioneve shtetërore. E kjo punë kolosale mandej lehtë do të ju hyjë në punë gjeneratave që përveç se njoftohen me të arriturat, sakrificat, rrugëtimin e sportit kosovar deri këtu ku jemi, lehtë mundet me iu shërby për punimet akademike por edhe ato promovuese të një sporti teper ikonik,” tha Jashanica.

Sipas Jashanicës, ky dokumentar nuk është vetëm një produkt televiziv, por një akt dokumentues i një segmenti të rëndësishëm të identitetit tonë kolektiv. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“MKRS duke e mbështetur këtë projekt financiarisht kanë bërë të mundur dokumentimin e historisë, një cope të vlerave tona të përbashkëta që në dukje është vetëm një segment shoqëror, por ama për 20 legjendat e basketbollit, që janë në dokumentar është një jetë e tërë pune e angazhimi në shumë drejtime: sikur në atë profesional e sportiv po ashtu edhe në atë patriotik e drejt mvetësimit dhe njohjes së sportit e sportistëve kosovarë në arenën ndërkombëtare. Dua nga këtu të shpreh mirënjohjen dhe konsideratën për gjithë kabinetin e MKRS dhe Departamentin e Sportit në veçanti për profesionalizmin, mbështetjen dhe fleksibilitetin e treguar, por mos të harroj të falenderoj të gjithë komunitetin e basketbollit që e ndanë me ne përvojën e tyre si dhe një falenderim për përkrahjen e pa-kursyer nga i gjithë stafi i Federatës së Basketbollit të Kosovës,” u shpreh Jashanica.

Episodi i parë i dokumentarit “4 Çerekët” do të ketë premierën zyrtare më 25 prill, përballë komunitetit të basketbollit, sportistëve dhe publikut të gjerë. /Katror.info

Përgatiti:

Shkurte Kafexholli
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Si të kujdeseni për lëkurën pas plazhit: Këshilla të dobishme për fytyrën dhe trupin
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Veshje të zeza nga koka te këmbët – Po, edhe në pranverë!
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Intervenime në disa zona në kryeqytet nga KRU “Prishtina”
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
TAGGED:4 ÇerekëtbasketbollistëtBlerim VuniqidokumentardokumentimiFederata e Basketbollit e Kosovëslajme të miraLeart HoxhaMKRSMuhamet JashanicaproduksioniSporti n'Katrortophome1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Denat Makolli kampion shtetëror për U11
Artikulli i ardhshëm Osmani thotë se heqjen e tarifave ndaj SHBA-së do ta dërgojë si ligj në Kuvend 

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit

18 Shikime
Lajme të mira

Babë e bijë nga Kosova thyejnë rekord Guinness në ngjitjen e 7 majave më të larta

22 Shikime
Lajme të mira

Shqiptarja Aida Birinxhiku – deputetja që po udhëheq socialdemokracinë suedeze

18 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?