Lionel Messi arriti në kulmin e karrierës së tij në futboll duke e fituar këtë vit Kupën e Botës me Argjentinën.
Popullariteti i tij sa vazhdon e rritet, sidomos në vendin e tij, Argjentinë.
Edhe nëse Messi do të merrej me politikë, ai nuk do t’i kishte punët keq.
Sipas një sondazhi nga Giacobbe Consultores, nga 2500 argjentinas të anketuar, 44% thanë se ishin gati të votonin për Lionel Messin në mënyrë që të bëhej presidenti i ardhshëm i Argjentinës.
Për të konfirmuar këtë statistikë, firma kërkimore u kërkoi gjithashtu të anketuarve të zgjidhnin një kandidat nga një listë prej dhjetë figurash politike.
Dhe ishte Lionel Messi që ishte personaliteti më popullor me 37% të votave. Shifra që konfirmojnë dashurinë që argjentinasit kanë për kapitenin e tyre.
Ky sondazh nxorri se 44 përqind e argjentinasve do ta votonin shtatë-herë futbollistin më të mirë në botë për president.
Ndërkaq 38 përqind e tyre nuk e pëlqejnë atë si udhëheqës, derisa 18 përqind e tyre janë përgjigjur se ai “mund të jetë”./Katror.info