Po mbyllin javën me nji kange legjendare t’zhanrit heavy metal e rock.
Bahet fjalë për kangën “Nothing Else Matters” të grupit amerikan të heavy metalit Metallica.
- Kanga u incizua në maj të vitit 1991 si single e tretë nga albumi i tyre i pestë në studio, Metallica, ndërsa u publikua më 20 prill 1992.
- Kanga arriti në vendin e 11-të në tabelën e Billboard Mainstream Rock Tracks, në numrin 6 në tabelën e këngëve në Mbretërinë e Bashkuar, në numrin 1 në Danimarkë dhe arriti në dhjetëshen e parë në shumë lista të tjera evropiane.
- “Nothing Else Matters” u shkrua nga anëtarët e grupit: James Hetfield, Lars Ulrich dhe Kirk Hammett.
Kanga u shfaq si kangë në videolojën muzikore Guitar Hero: Metallica.
Sot nihet si një nga kangët legjendare dhe më të njohura të Metallica, duke e bërë atë si një nga kangët kryesor që luhet në performancat live.
- Videoklipi muzikor u shfaq premierë në MTV më 26 shkurt 1992.
Videoklipi u drejtua nga Adam Dubin dhe u përpunua nga Sean Fullan. Klipi përbëhet nga pjesë të dokumentarit “Një vit e gjysmë në jetën e Metallica”, i cili është xhiruar gjatë regjistrimeve të Metallica.
- Më 20 qershor 2021, Miley Cyrus publikoi një version cover ku Elton John shfaqej në piano, bateristi Chad Smith nga Red Hot Chili Peppers, basisti aktual i Metallica Robert Trujillo dhe violonçelistin Yo-Yo Ma.
Kanga n’Youtube sot numëron 1,192,312,099 shikime.
Dëgjim t’kandshëm e stay tuned për nesër 😊/ Katror.info