Vazhdojmë vikendin me pak Hip-Hop dhe R&B.
- “How Do U Want It” është kangë e reperit amerikan 2Pac nga albumi i tij i katërt në studio, All Eyez on Me (1996).
- Kanga u publikua më 4 qershor 1996 si kangë e dyfishtë e bashkë me “California Love” nga i njëjti album dhe ishte kanga e tij e fundit që u publikua sa ishte gjallë.
- Kanga është në bashkëpunim me dyshen R&B K-Ci & JoJo, të cilët në atë kohë njiheshin më së shumti si këngëtarët kryesorë të grupit Jodeci.
- Kënga arriti numrin një në Billboard Hot 100 të ShBA dhe numrin e 17 në Mbretërinë e Bashkuar në 1996.
- Kanga gjithashtu u nominua për Grammy, për performancën më të mirë Rap nga një Duo ose Grupi në vitin 1997.
Tërë suksesi i “How Do U Want It” erdhi nga “California Love”, të paktën kështu vlerësojnë kritikët.
“California Love” është ndoshta arsyeja kryesore që single shiti po aq kopje sa shiti, dhe shpeshherë “California Love” mund të jetë himni i verës së vitit 1996, por “California Love” nuk është hiti numër 1 i 2Pac. Në vend të kësaj, është “How Do U Want It”.
“How Do U Want It” është lloji i vet i historisë së Billboard-it. Është kanga e parë me të vërtetë eksplicite rap që arrin numrin 1, shembulli i parë i një superylli të reality-rap që refuzon t’i heqë rreshtat e vrazhda dhe ende arrin kulmin e tabelës.
Në vitet që pasuan, shumë kangë të tjera rap kanë arritur numrin 1, dhe këtë rrugë hapi pikërisht kanga e 2pac “How Do U Want It”. Në vitin 1996, Tupac Shakur ishte personazhi kryesor në historinë e muzikës rap në Amerikë.
Dëgjim t’këndshëm.:) / Katror.info