Po vazhdojmë me heavy-metal gjerman.
- “Ich will” në anglisht “I Want“, është kangë e grupit gjerman Neue Deutsche Härte Rammstein nga albumi i tyre i tretë në studio Mutter.
- Fillimisht u publikua në Gjermani më 10 shtator 2001,
- Shumë kanale nuk e transmetuan videoklipin, i cili do të debutonte në televizionin amerikan mbrëmjen e ardhshme, pasi u publikua një ditë para sulmeve të 11 shtatorit.
- Kanga gjermane përmban një cover të kangës së Ramones “Pet Sematary” të kënduar nga tastieristi i Rammstein, Christian “Flake” Lorenz.
- Kanga i përket zhanrit; Industrial metal, Neue Deutsche Härte, Metal.
Në kanalin Youtube kanga numëron mbi 282 milion klikime.
Videoklipi i “Ich will” i shfaq anëtarët e grupit duke inskenuar një grabitje të bankës, duke e bërë atë të duket sa më realiste. Videoja tregon grabitjen dhe pasojat e saj, dhe lëviz mes këtyre dy skenave.
Në një intervistë, Rammstein e përshkroi videoklipin të “Ich will” si demonstrim i obsesionit të medias për storie të mira. Videoja u filmua në Berlin në ndërtesën e ish-Këshillit Shtetëror të Republikës Demokratike Gjermane (Staatsratsgebäude) e cila tani strehon Shkollën Evropiane të Menaxhimit dhe Teknologjisë.
Vikend t’mbarë.. 😊/ Katror.info