Vazhdojmë sot me trip hip-hop e latin pop.
- “Believe in Me” është kanga e tretë e rock muzikantit amerikan Lenny Kravitz nga albumi i tij i gjashtë me titull “Lenny”.
- Kanga u publikua më 23 prill 2002 nga Virgin Records America.
Kanga performoi shumë mirë në vendet evropiane, duke qenë kënga më e suksesshme e albumit.’
- “Believe In Me” performoi mjaft mirë në Austri e radhitur në vendin 42, pastaj Portugali (ku arriti kulmin në numrin gjashtë), Holandë (ku arriti në numrin shtatë) dhe Zvicër (ku arriti në numrin 29).
- Në Itali, ajo arriti në top 10, duke u bërë kanga e dytë e albumit që arrin në top 10 aty.
Videoklipi shfaq Lenny duke performuar në një ambient të vogël klubi përpara një publiku plot me njerëz të moshave, racave dhe sferave të ndryshme të jetës.
- Kravitzi këndon me shpirt gruas me të cilën është dashuruar, ndërsa në klub shfaqen imazhe vezulluese të Virgjëreshës Mari dhe Jezu Krishtit.
Në videoklip merr pjes edhe modelja amerikane Megan Ewing.
Kanga n’Youtube numëron 19,700,919 shikime.
Dëgjim t’këndshëm…:)/Katror.info