Vazhdojmë me pak soft rock e power ballad.
- “(Everything I Do) I Do It for You” është kangë nga kantautori kanadez Bryan Adams.
- Kanga është shkruar nga Adams, Michael Kamen dhe Robert John “Mutt” Lange, si baladë ishte single i kryesor për të dy albumin e kolonës zanore nga filmi i vitit 1991 Robin Hood: Prince of Thieves dhe albumi i gjashtë në studio i Adams, Waking Up the Neighbors (1991).
Kanga u publikua më 17 qershor 1991.
Kanga ishte një sukses i jashtëzakonshëm ndërkombëtarisht, duke arritur vendin e parë në listat muzikore të të paktën nëntëmbëdhjetë vendeve.
- Kanga gjithashtu kryesoi tabelat e shitjeve në mbarë Evropën për tetëmbëdhjetë javë të vazhdueshme.
Në Shtetet e Bashkuara, kanga kryesoi Billboard Hot 100, i cili kombinon transmetimin radiofonik dhe shitjet, për shtatë javë, por qëndroi në vendin e parë për shtatëmbëdhjetë javë rresht në tabelën vetëm me shitje.
- Kanga vazhdoi të shiste më shumë se 15 milionë kopje në mbarë botën, duke e bërë atë kangën më të suksesshme të Adams dhe një nga kangët më të shitura të të gjitha kohërave.
Kanga është përpunu nga qindra këngëtarë dhe artistë në mbarë botën.
- Adams, Kamen dhe Lange fituan çmimin Grammy për kangën më të mirë të shkruar në mënyrë specifike për një film ose televizion, dhe u nominua për çmimin Grammy për Regjistrimin e Vitit në Grammy Awards të vitit 1992.
- Gjithashtu u nominua për një Çmimin e Akademisë për kangën më të mirë origjinale.
Deri në korrik 2020, kanga ishte e renditur në numrin 13 në “Most Listen to Rock Countdown” të YouTube, një raport mujor i më të shikuarve dhe të dëgjuarve për kangët e zhanrit rock, si në versionin aktual ashtu edhe nga e kaluara.
Kanga n’youtube numëron 469,923,415 shikime.
Dëgjim t’kandshëm 🙂 /Katror.info