Për këdo që sot feston ditëlindjen, kemi vendos me ia uru me nji perlë R&B/Soul, Children’s Music, Spoken Word, Hip-Hop/Rap.
- “Happy Birthday” është një kangë e shkruar, prodhuar dhe realizuar nga Stevie Wonder për labelin Motown.
- Kanga u incizua në vitin 1980, ndërsa u publikua 26 qershor 1981.
- Wonder, një aktivist social, ishte njëri nga figurat kryesore në fushatën që dita e ditëlindjes së Martin Luther King Jr të bëhej festë kombëtare dhe krijoi këtë këngë për të shpallur fushatën.
Wonder e përdori këngën për të popullarizuar fushatën dhe vazhdoi luftën e tij për festën, duke mbajtur konferencën për shtyp Rally for Peace në 1981.
- Presidenti i Shteteve të Bashkuara Ronald Reagan miratoi krijimin e festës, duke e nënshkruar atë më 2 nëntor 1983.
Dita e parë zyrtare e Martin Luther King Jr., e mbajtur të hënën e tretë të janarit të çdo viti, u mbajt më 20 janar 1986 dhe u përkujtua me një koncert në shkallë të gjerë, ku Wonder ishte interpretuesi kryesor.
- Kanga që atëherë është bërë një standard për përdorim gjatë ditëlindjeve në përgjithësi, veçanërisht në mesin e afrikano-amerikanëve.
“Happy Birthday” u publikua si singulli i katërt i albumit Wonder’s Hotter than July (1980).
Ishte një nga hyrjet e tij më të njohura në Listat e Singles në Mbretërinë e Bashkuar.
Kanga nuk u publikua në Shtetet e Bashkuara, por ende konsiderohet si një nga kangët e tij të njohura.
Kanga n’Youtube numëron 41,285,329 shikime.
Dëgjim t’kandshë, 🙂 /Katror.info