Meqenëse sot fillon Kampionati Botëror i Futbollit, Qatar 2022, kangën e ditë po ia kushtojmë kangës hapëse të këtij Kampionati.
Kanga është publikuar më 2 prilll të vitit 2022, dhe është nën label-in Universal Music.
- “Hayya Hayya (Better Together)” është kangë nga këngëtari amerikan Trinidad Cardona, këngëtari nigerian Davido dhe këngëtarja nga Katari AISHA.
- Është kanga e parë zyrtare e “shumë këngëve të tjera të FIFA World Cup 2022”
- Zhanret mbizotërues të kangës janë R&B dhe Soul.
- Deri sot, në kanalin Youtube, kanga ka marrë rreth 32 milionë klikime.
- Teksti, kompozimi, produksioni, aranzhimi, vokali n’background janë punuar nga RedOne.
Me melodi optimiste për ndeshjet që do të zhivllohen dhe me një ndjenjë që të infekton, Hayya Hayya, apo në shqip “Bashkë është më mirë” ngarkohet me ngjyrime RnB dhe reggae dhe tashmë kanga është e disponueshme në të gjitha platformat e transmetimit të muzikës.
Videoklipi i kangës është publikuar gjithashtu në YouTube. Videoja tregon pamjet nga ndeshjet historike të Kupës së Botës. Gjithashtu Cardona, Davido dhe Aisha shihen duke performuar në mes të shkretirës, bashkë me kërcimtarë dhe muzikantët.
Kanga është e para në një përzgjedhje të kangëve kryesore që do të publikohen deri në Kupën e Botës FIFA Katar 2022 të hënën, më 21 nëntor. Sipas organizatorëve, kjo është hera e parë që kangët zyrtare të turneut do të jenë një multi-koleksioni i kangëve, me artistë ndërkombëtarë që vendosin tonin për ngjarjen globale.
Shihemi të hanën… e paçit një super-Botëror me plot emocione e fitore 😊/ Katror.info