E nisim pozitivisht të dielen me pak Alternative/Indie, Pop, Adult Contemporary, Rock.
- “Looking for the Summer” është një këngë e kantautorit britanik Chris Rea.
- Kanga u lansua në vitin 1991 si single i tretë nga albumi i tij i njëmbëdhjetë në studio Auberge.
“Looking for the Summer” është shkruar nga Rea dhe prodhuar nga Jon Kelly.
- “Looking for the Summer” arriti në vendin e 49-të në Mbretërinë e Bashkuar dhe mbeti në listat për tre javë.
- Videoklipi u filmua për të promovuar kangën, si dhe u shfaq gjithashtu në një skenë darke në filmin “The Holywood” të vitit 1992 “Basic Instinct”.
Chris shpjegoi në një intervistë se ideja për kangën i erdhi teksa shikonte vajzën e tij Josephine duke luajtur në kopsht.
- “Në thelb, ideja e kangës është që babai e shikon vajzën e tij, e cila është gati ta arrijë adoleshencën, dhe ajo nuk është më vajza e tij e vogël. Dhe e sheh se si ajo largohet dhe është në kërkim të verës së saj. Ajo është ende pranverë në kërkim të verës, dhe ai tashmë është në vjeshtë, ai shikon prapa dhe kujton se si po kërkonte edhe vetë ai verën e tij”.
Kanga në Youtube numëron 27,851,071 shikime.
Dëgjim t’kandshëm 🙂 /Katror.info