E nisim 8 marsin me një kangë Rhythm and blues, R&B/Soul, Electropop, Pop, super t’fuqishme.
- “Run the World (Girls)” është kangë e këngëtares amerikane Beyoncé, nga albumi i saj i katërt në studio 4 (2011), i lansuar si single kryesore nga albumi në 21 Prill 2011.
Kanga është shkru dhe prodhu nga R&B Singer the -Dream dhe Beyoncé, ndërsa kampionuar rëndë “Pon de Sloid” nga Major Lazer shkruar nga Nick “Afrojack” Van De Wall, Wesley “Diplo” Pentz, David “Switch” Taylor dhe Adidja “Vybz Kartel” Palmer.
- “Run the World” është kangë e elektropopit dhe R&B, titulli dhe teksti i kangës përbëjnë një mesazh të fuqishëm që promovon fuqizimin e grave.
- “Run the World” fillimisht i ndau kritikët në dy taborre; Disa e komplimentuan kangën, drejtimin e saj muzikor dhe agresivitetin e Beyoncé, ndërsa të tjerët kritikuan atë për vazhdimin e temave të kaluara dhe deklaruan se ata donin ta shihnin Beyoncé duke trajtuar tema të reja.
- Në Shtetet e Bashkuara, kanga arriti kulmin në numrin 29 në tabelën e Billboard Hot 100.
Kanga u rangua më mirë ndërkombëtarisht, duke arritur në dhjetshen e parë në Australi, Belgjikë, Izrael, Japoni, Hollandë, Zelandën e Re, Norvegji dhe Skoci.
Kanga ishte gjithashtu hit #1 në Kanada, Francë, Irlandë, Itali dhe Mbretëria e Bashkuar.
Videoklipi i kangës u drejtua nga Francis Lawrence dhe u filmua në Kaliforni për një hapësirë tre-ditore.
- Videoja fitoi koreografinë më të mirë në MTV Video Music Awards 2011 dhe performancën më të mirë të vallëzimit në Soul Train Music Awards 2011.
Kanga n’Youtube numëron 557,473,408 shikime.
Dëgjim t’kandshëm dhe mos harro who runs the world. 🙂 /Katror.info