Vazhdojmë me progressive rock.
“Wish You Were Here” është kangë e rock-grupit anglez Pink Floyd.
- Kanga u lansua si titulli i albumit të tyre të vitit 1975 me të njëjtin emër.
- David Gilmour dhe Roger Waters bashkëpunuan në shkrimin e muzikës, me Gilmour në vokalin kryesor.
- Kanga është e njohur në radiostacionet klasike të rock-ut.
- Kanga u votua si kanga e 18-të më e mirë rock e të gjitha kohërave nga dëgjuesit e Q104.3 të New York City dhe u rendit në vendin e 302 në 500 kangët më të mira të të gjitha kohërave të Rolling Stone, të dyja në 2021.
- Gilmour e ka quajtur kangën “Wish You Were Here” “një kangë shumë e thjeshtë country” dhe ka deklaruar se “për shkak të rezonancës dhe peshës emocionale që mban, është një nga kangët tona më të mira.
Kanga n’Youtube numëron 122,994,158 shikime.
Dëgjim t’kandshëm 🙂 /Katror.info