Po vazhdojmë me pak rock modern britanez.
- “Viva La Vida” apo në anglisht “’Long Live Life” është kangë nga grupi britanik i rock-ut Coldplay.
- Kanga ë shtë shkruar nga të gjithë anëtarët e grupit, Guy Berryman Jonny Buckland Will Champion Chris Martin, për albumin e tyre të katërt, Viva la Vida ose Death and All His Friends (2008).
Teksti i kangës përmban referenca historike dhe të krishtera.
- Kanga u publikua më 13 qershor 2008 si kanga e dytë e albumit, duke debutuar me vlerësimin e kritikëve dhe suksesin komercial.
- “Viva la Vida” u radhit në vendin e parë në tabelën e kangëve në Mbretërinë e Bashkuar dhe Billboard Hot 100, duke u bërë kanga e parë numër 1 e grupit si në ShBA ashtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar, në vitin 2009.
Titulli në spanjisht i kangës, “Viva la Vida”, është marrë nga nji pikturë e artistes meksikane të shekullit XX-të, Frida Kahlo. Në spanjisht, viva është shprehje që përdoret për ta vlerësuar dikë ose diçka, kështu që “Rroftë Jeta” është përkthim i saktë dhe piktura pasqyron ironinë artistike të vlerësimit të jetës edhe pse në të njëjtën kohë vuani fizikisht.
Kanga gjithashtu ka dy videoklipe.
- “Viva La Vida” është certifikuar si platinum i trefishtë nga Shoqata e Industrisë së Regjistrimit të Amerikës.
Kanga sot në kanalin Youtube numëron mbi 773,792,241 shikime.
Degjohemi nesër… deri atëherë Viva La Vida 😊/ Katror.info