Teksa po u afrohemi festave dhe pushimeve të fundvitit, në Aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës sot ka pasur fluks të udhëtimeve nga Evropa.
Gjermania dhe Zvicra ishin destinacionet prej nga pati më shumë fluturime, gjersa nga itinerari i publikuar nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” të planifikuara ishin aterimi i 30 aeroplanëve nga vende të ndryshme të botës, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa parashihet që nga e premtja e ardhshme të ketë fluks edhe më të madh, kur edhe në Evropë nisin zyrtarisht pushimet dimërore.
Në muajin nëntor zëdhënësja e ANP “Adem Jashari”, Valentina Gara tha se ANP po shënon një moment historik, duke arritur për herë të parë 3 milionë udhëtarë brenda një viti./Katror.info