Në vitin 2023 Kosova u shënua si vendi që ka qasjen më të lartë të internetit në rajon, apo thënë ndryshe, ka mbulueshmërinë e tërë territorit të banueshëm me internet, shkruan Katror.info.
Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se në vitin 2022 vetëm 1.8 për qind e familjeve kosovare nuk kanë qasje në internet, ose 97.9 për qind e tyre kanë qasje në internet nga shtëpitë e tyre.
Sipas Kallxo.com, të dhënat tregojnë se qasja në internet u rritë nga viti në vit, prej 2017-tës.
Sipas ASK-së, në vitin 2021 96.1 për qind e familjeve patën qasje në internet nga shtëpitë. Ndërsa, në vitin 2020, 96.4 për qind.
Në dy vite, në 2018 dhe 2019, qasja në internet sipas ASK-së ka qenë 93.2 për qind. /Katror.info
Përgatiti:
