katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Kurti takon përfaqësuesit e Ericsson, temë modernizimi i rrjetit 4G dhe 5G
    10 hours ago
    BQK pjesë e takimeve vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore
    10 hours ago
    Komuniteti i Energjisë: Vendet e rajonit me progres në tregun energjisë
    10 hours ago
    Spanja do t’i propozojë BE-së heqjen e ndërrimit të orës
    11 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    FKEE fton nxënësit të garojnë me ide të gjelbra
    11 hours ago
    Baleti Kombëtar i Kosovës sjell premierën “Bolero & Bach La Orienta”
    13 hours ago
    Prishtina nikoqire e FIBA Europe U14 Get-Together 2025
    10 hours ago
    Filmi i Alban Mujës me premierë në Francë
    14 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Callum Turner: Dua Lipa është gruaja më e bukur në botë
    17 hours ago
    Dua Lipa kalon me sukses provimin e gjuhës spanjolle
    17 hours ago
    Mira Murati shpallet “Qytetare Nderi” në Vlorë
    1 day ago
    Rita Ora paralajmëron album të ri dhe turne në vitin 2026
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    17 hours ago
    Transformimi i Windows 11: AI në çdo kompjuter
    3 days ago
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    2 weeks ago
    OpenAI dhe AMD nënshkruajnë marrëveshje historike
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Shijet e vjeshtës: Perimet më të mira të muajit tetor
    17 hours ago
    5 gabimet që nuk duhet të bëni kur gatuani gjellë me mish
    1 day ago
    Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni dardha çdo ditë?
    4 days ago
    Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i kanellës në mbrëmje
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Ishulli spanjoll me më shumë mace se njerëz
    11 hours ago
    Vjeshta “pikturon” me ngjyra magjike Malësinë e Kelmendit
    1 day ago
    Destinacionet më të bukura në Europë për të shijuar ngjyrat e vjeshtës!
    4 days ago
    Sardenja dhe Savoia kryesojnë udhëtimet europiane në 2026
    4 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Anda Skeja, hulumtuese shkencore e mësimdhënëse e matematikës në Institutin Federal të Teknologjisë në Lozanë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Anda Skeja, hulumtuese shkencore e mësimdhënëse e matematikës në Institutin Federal të Teknologjisë në Lozanë

Last updated: 06/03/2024 12:54 PM
339 Shikime
Shpërndaje
Foto: Albinfo

Emrave të suksesshëm të shqiptarëve nga Kosova në Zvicër u bashkëngjitet edhe Anda Skeja, një profil me shumë “bagazh” profesional. Aktualisht ajo është doktorante e vitit të fundit për matematikë në “École Polytechnique Fédérale de Lausanne”, (Instituti Federal i Teknologjisë në Lozanë). Në fakt, ajo ishte studentja e parë dhe deri më tani e vetmja që është pranuar në programin e doktoratës, pa i ndjekur studimet Master, rezultat ky nga performanca e saj si kuadër i lartë në këtë fushë.

Anda Skeja, në një intervistë për revistën “Albinfo.ch” ka folur për studimet e saj për doktoratë dhe punën si hulumtuese shkencore dhe mësimdhënëse, jetën, sfidat, migrimin dhe ambiciet e saj për të ardhmen.

“Përveç tjerash jam bursiste e Konfederatës Zvicerane që nga fillimi i doktoratës. Punoj full-time me hulumtime shkencore dhe, në të njëjtën kohë, marr pjesë edhe në mësimdhënie dhe mbikëqyrje të tezave të diplomova dhe projekteve të ndryshme. Kam ligjëruar për 6 semestra, ku prej tyre, katër studentë i kam mentoruar. Është një kënaqësi e veçantë  të mund t’ua ndriçoj rrugën e diturisë studentëve të rinj të EPFL-së. Në fakt, kjo mënyrë na përgatit për profesion jo vetëm në aspektin shkencor, por edhe në aspektin edukativ dhe mentorues”, shprehet ajo.

Mundesh me e lexu edhe…

Anda thekson se gjatë doktoratës ka filluar të punojë në fusha të ndryshme, duke botuar edhe shumë hulumtime të saj në revistat e njohura ndërkombëtare, shkencore.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Unë që nga nisja e doktoratës punoj në teori të grafeve të rëndomta, në teori të limiteve të grafeve, probabilitet dhe teori të informacionit, nga të cilat kanë rezultuar tri punime të paraqitura, të publikuara në revista dhe konferenca me renome të lartë. Tani po punoj ta përfundoj edhe një tjetër para diplomimit. Pavarësisht punës së doktoratës, kam bashkëpunime internacionale mbi grafe të rendit të lartë (higher-order graphs) dhe topologji”, tregon ajo.

Nga Kosova, në Stamboll, për t’u bërë emër suksesi në Zvicër

Sukseset e Andës në aspektin arsimor e çuan drejt universiteteve më të mira studimore.

Ajo ka filluar shkollimin e saj në vendlindje, në Prizren, më pas, studimet i ka vazhduar në Stamboll dhe në Zvicër.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Sa u përket studimeve të hershme, shkollën fillore dhe të mesme e kam përfunduar në vendlindje, në Prizren, ndërsa studimet universitare në Stamboll. Jam rritur nga dy prindër inxhinierë dhe kjo ka pasur rol të madh në interesimin tim për matematikë. Babai im ka punuar si profesor i elektroteknikës në Universitetin e Prishtinës dhe ka qenë motivimi im kryesor për t’i ndjekur studimet e doktoratës”, tregon ajo për revistën “Albinfo.ch”.

Vlen të theksohet se Anda ka studiuar “Matematikë Inxhinierike” në Universitetin Teknik të Stambollit (ITU) dhe më pas ka filluar edhe programin e dytë (double major) në kohë të njëjtë me studimet ‘Ekonomi’, mundësi kjo e dhënë si rezultat i arritjeve të dalluara.

“Kam diplomuar si e para në ‘Departamentin e Matematikës’ dhe në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore në vitin 2019. Teza e diplomës në matematikë ka qenë mbi teorinë e numrave dhe kriptografi, të cilën e kam prezantuar edhe në konferencën “31st Journées Arithmétiques 2019”.

E pyetur se sa ishte e vështirë të ambientohet Anda në Zvicër, me një shoqëri tjetër, kulturë tjetër, ajo u përgjigj se çdo fillim është i vështirë, aq më shumë kur fillimet ishin në periudhën e pandemisë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ishte një eksperiencë interesante, edhe pse jo shumë e këndshme dhe ideale për një fillim të një etape tejet të vështirë si doktoratura. Përpos pandemisë që më detyroi të mbyllem në banesë për disa muaj, nuk kam hasur vështirësi ambientimi në Zvicër, pasi që nga mosha 18-vjeçare kam jetuar në Stamboll dhe jam mësuar me shoqëri të re. Më duhet të theksoj se ambienti shoqërues me kolegë internacionalë dhe zviceranë në EPFL ishin faktorët kryesorë që më kanë ndihmuar të mos ndiej vështirësi në këtë aspekt. Po ashtu, integrimi në ambientin zviceran është bërë më i lehtë pasi që e kam mësuar gjuhën frënge”, shprehet ajo.

Konferencat shkencore dhe workshopet

Anda verën që iku ka marrë pjesë në dy konferenca shumë të njohura ndërkombëtare, njërën në Vjenë dhe tjetrën në Taipei, ku edhe ka prezantuar punimet e doktoratës së saj.

Foto: Albinfo

“Përpos këtyre dy konferencave, këtë verë kam organizuar një workshop në Institutin Bernoulli të EPFL-së, me temën ‘Strukturat e rëndomta diskrete’ (Discrete random structures). Ky organizim shkencor ishte një sukses shumë i madh i rezultuar nga pjesëmarrja e 20 profesorëve ndërkombëtarë (përfshirë nga universitetet Princeton, UCB, Stanford, Cornell, Oxford, UCL, ETH) etj. Po ashtu kishte edhe ekspertë në temat e kësaj fushe dhe rreth 50 pjesëmarrës  (doktorantë dhe postdoktorantë) nga e gjithë bota”, tregon ajo.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

 Kosova, vendi i zemrës

Anda është shumë e lidhur me Kosovën. Ajo tregon se zemra i rreh ndryshe kur prek tokën e Kosovës, atje ku jetojnë shumë familjarë të saj dhe shoqëria, duke e bërë një lidhje të ngrohtë me ta.

Pothuajse çdo vit ajo viziton disa herë Kosovën, pasi është e lidhur shpirtërisht dhe emocionalisht me vendlindjen e saj.

“Duke qenë se jetoj me bashkëshortin tim në Zvicër, përkundër ngarkesave profesionale, mundohemi ta vizitojmë Kosovën dhe familjarët së paku dy herë në vit. Kosova simbolizon shumë më shumë për mua se sa vend i lindjes, ajo tashmë thjesht po përjeton një zhvillim të sigurt dhe domethënës”, përfundon Anda./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Njohuria për të drejtat në punë – çelës për trajtim dinjitoz të punëtorëve
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    5 gabimet që nuk duhet të bëni kur gatuani gjellë me mish
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Pushimet ulin stresin dhe përmirësojnë shëndetin
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Mira Murati shpallet “Qytetare Nderi” në Vlorë
TAGGED:“École Polytechnique Fédérale de Lausanne”Anda Skejalajme të miratop2Tophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Oscar i besohet sërish Jimmy Kimmel
Artikulli i ardhshëm 20 milionë euro për kampusin e ri të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

FKEE fton nxënësit të garojnë me ide të gjelbra

18 Shikime
Lajme të mira

Baleti Kombëtar i Kosovës sjell premierën “Bolero & Bach La Orienta”

16 Shikime
Lajme të miraSporti n'Katror

Prishtina nikoqire e FIBA Europe U14 Get-Together 2025

13 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?