katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Temperatura të larta sot në Kosovë
    16 hours ago
    Mot i nxehtë, temperatura deri në 34 gradë
    16 hours ago
    KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit
    2 days ago
    Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027
    2 days ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17
    16 hours ago
    Digjitalizimi – kapitull i ri për trashëgiminë arkeologjike nënujore
    16 hours ago
    Para koncertit, Jaho bën thirrje për ndërtimin e një shtëpie të Operës në Kosovë
    16 hours ago
    Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    16 hours ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    1 day ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    1 day ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    3 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    3 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    3 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    4 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    4 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    4 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    5 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    4 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    6 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    6 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Për herë të parë në histori, Frankfurti dekorohet në prag të Ramazanit
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Udhë

Për herë të parë në histori, Frankfurti dekorohet në prag të Ramazanit

Last updated: 07/03/2024 11:58 PM
109 Shikime
Shpërndaje

Për herë të parë qyteti i Frankfurtit do të dekorojë me ndriçim një pjesë të hapësirës publike me rastin e muajit të agjërimit – Ramazanit. Nga e diela (10 mars), rruga e madhe Bockenheimer në qendër të qytetit, e njohur edhe si “Freßgass”, do të ndriçohet me dekorime në formën e gjysmëhënave, yjeve dhe fenerëve, me fjalët ” Gëzuar Ramazanin”.

Model për këtë lëvizje nga autoritetet e qytetit ishte Londra, e cila vitin e kaluar me rastin e Ramazanit filloi praktikën e dekorimit dhe ndriçimit të hapësirës publike pranë Piccadilly Circus. Sipas informacioneve të gazetës “Bild”, Frankfurti do të jetë qyteti i parë gjermanqë do ta bëjë këtë, shkruan Deutsche Welle.

Vendimi është marrë vitin e kaluar

Mundesh me e lexu edhe…

Temperatura të larta sot në Kosovë

Vitin e kaluar, parlamenti i qytetit të Frankfurtit vendosi të instalojë ndriçimin. Kërkesa është paraqitur nga fraksionet e qeverisë së qytetit, të Gjelbërve, SPD, FDP dhe Volt. Në shpjegim thuhet se në Frankfurt jetojnë nga 100.000 deri në 150.000 myslimanë, që përbën pothuajse 15 për qind të popullsisë së përgjithshme. Ramazani i këtij viti zgjat deri më 9 prill.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Presidentja e Këshillit Bashkiak Hilime Arslaner (Të Gjelbërit) shpjegoi se gjatë Ramazanit, njerëzit kujtohen dhe reflektojnë për gjëra të rëndësishme në jetë. “Këto janë shtyllat themelore të bashkëjetesës njerëzore, të mësuara nga të gjitha fetë,” tha Arslaner. “Jam i lumtur që këto shenja të paqes së Ramazanit janë të dukshme dhe kanë marrë jetë në Frankfurtin tonë.

Kryetari i bashkisë: “Shenjë e bashkëjetesës paqësore”

Ndriçimi është “një shenjë e bashkëjetesës paqësore të të gjithë njerëzve në Frankfurt”, tha kryebashkiaku, Nargess Eskandari-Grünberg (Të Gjelbrit). Ai është gjithashtu përgjegjës për diversitetin, anti-diskriminimin dhe harmoninë sociale. “Këto janë dritat e bashkëjetesës, kundër paragjykimeve, kundër diskriminimit, kundër racizmit anti-mysliman, por dhe kundër antisemitizmit.

Në kohë krize dhe lufte, dekorimi është “një shenjë shprese për të gjithë njerëzit dhe forcon kohezionin në shoqërinë tonë të larmishme urbane”, tha Eskandari-Grünberg. Kostoja e blerjes së dekorimeve, siç tha zëdhënësi i kryebashkiakut të Frankfurtit për agjencinë e lajmeve dpa, arriti në 75 mijë euro.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Reagimet pozitive të myslimanëve

Myslimanët në Frankfurt reaguan pozitivisht ndaj dekorimit të planifikuar të qytetit. “Unë mendoj se është një nismë e mirë dhe mund të shërbejë si shembull,” tha të martën Mohamed Seddadi, president dhe drejtor i Komunitetit Islamik në Frankfurt. Ndriçimi publik është i rëndësishëm për myslimanët dhe përshtatet me “qytetin multikulturor”.

Ndriçimi ndjek zakonet në vendet arabe dhe në Turqi, ku rrugët janë zbukuruar me fenerë dhe simbole të tjera gjatë Ramazanit, tha Seddadi. Dekoratat publike në Frankfurt simbolizojnë: “Ne të gjithë i përkasim një shoqërie”, raporton dw.

Edhe zëdhënësi i komunitetit gjerman Ahmedia, Naweed Ahmad, lavdëroi autoritetet e qytetit: “Mezi pres me padurim këtë shenjë njohjeje për muslimanët,” tha ai për epd. Rruga Bockenheimer është zbukuruar dhe ndriçuar edhe gjatë Krishtlindjeve dhe festës hebreje të Hanukkah. Prandaj kjo lëvizje me rastin e Ramazanit, siç tha ai, është shenjë e të njëjtit respekt ndaj feve.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Reagimet në rrjete

Në rrjetet sociale janë shfaqur komente të ndryshme lidhur me vendosjen e ndriçimit të Ramazanit në Frankfurt, transmeton RTL. Ato dallojnë nga kontestimi i këtij vendimi deri tek mbrojtja e vlerave civilizuese.

“Duhet të ndalohet”, “Happy Doom” apo dhe “i tmerrshëm”, janë vetëm disa nga komentet e shumta në rrjete.

Përdoruesi i rrjeteve Eriku shkruan: “Të gjitha zakonet tona të vjetra po hiqen, ndërsa ato të atyre po përhapen.” Në një nga reagimet ndaj këtij komenti, thuhet: “Se Krishtlindjet tashmë janë hequr – këtë nuk e kam dëgjuar! Pemët e Krishtlindjeve, tregjet, adventi…- ah të mos harroj dhe verën e zier – të gjitha këto i kam parë në dhjetorin e kaluar. Dhe një pyetje tjetër për ju: Kur thua “të tyre”, me siguri mendon për mua që kam ardhur nga Rusia Ortodokse në vitin 1992 apo jo? Apo e ke fjalën për miken time të dashur Günes, e cila ëshë rritur në Berlin? Është interesant fakti që vetë njoftimi se do të bëhet diçka shkakton kaq shumë panik. Tani Perëndimi me siguri do të dështojë, apo jo? Dhe për të gjithë ata që kërkojnë të bëhet diçka e ngjashme në Turqi, unë rekomandoj që të vizitojnë Stambollin gjatë Krishtlindjeve. Atje mund të shihni shumë fenerë, por edhe pemë të Krishtlindjeve dhe madje edhe një treg Krishtlindjesh. Udhëtim të mbarë. Mos u shqetësoni, sepse as Pashkët dhe as Krishtlindjet, nuk do të shfuqizohen”. /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Radioteleskop gjigand në hënë – Gjithçka që duhet të dini për projektin e ri të NASA-s!
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    “Tapi Tapi”: Akulloret që qetësojnë shpirtërat dhe ringjallin kujtesën afrikane
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Një xhel i veçantë mund të ndihmojë në shpëtimin e koraleve
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kopshtaria aktiviteti fizik që nënvlerësohet – mëso përfitimet për mendjen
TAGGED:dekorimefestFrankfurtGjermanimuaj i shenjteramazantopudhe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm ChatGpt tashmë edhe ua lexon përgjigjet!
Artikulli i ardhshëm Bajoku e nis me fitore turneun kualifikues për “Parisi 2024”

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Udhë

Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…

25 Shikime
Udhë

DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”

31 Shikime
Udhë

“Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare

30 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?