Asgjë nuk ua prish ditën më shumë sesa kur gjobiteni për tejkalim shpejtësie. Sipas mediave të huaja, Google Maps është aplikacioni më i favorizuar i navigimit për ata që kërkojnë të shmangin ato gjoba.
Pas Google Maps, aplikacioni i dytë më i preferuar i navigimit është Waze në pronësi të Google. Jo shumë larg Waze është edhe Apple Maps si aplikacioni “vendas” i iOS, përcjell Telegrafi.
Në përgjithësi, shumica e shoferëve po paralajmërohen nga këto aplikacione për ndonjë “kurth” shpejtësie. Bëhet e ditur se tre shtetet amerikane me më shumë kurthe shpejtësie thuhet të jenë Delaware, Maryland, dhe Tennessee.
Ndërsa 70 për qind e shoferëve e përdorin Google Maps për paralajmërime, Waze është ai që konsiderohet më i miri në kryerjen e kësaj detyre. Në vijim gjeni listën e aplikacioneve dhe në cilat sisteme operative përdoren ato.
Google Maps – iOS, Android
Waze – iOS, Android
Apple Maps – iOS./Katror.info