Universiteti i Prishtinës ka ndarë shpërblimin financiar në vlerën 2000 euro për secilin anëtar dhe trajner të ekipit për arritjen në treshën më të mirë botërore.
UP vlerëson se ky rezultat në shumë drejtime është i pamatshëm dhe çfarëdo shpërblimi për të, ka gjasë të mos e reflektojë vlerën reale të punës dhe të rezultatit të studentëve.
Studentët e fakultetit Juridik arritën sukses në garën botërore “Willem C Vis International Arbitration Moot”, në Vjenë të Austrisë, duke arritur të shkonin deri në gjysmëfinale.
Trajnerja, njëherësh profesoresha Donikë Qerimi, ka treguar se në këtë garë kanë marrë pjesë rreth 364 universitete në botë, ndërsa Kosova ka shkuar deri në gjysmëfinale, pa pasur mundësi të kualifikohen në finale. /Katrro.info